Flash News

E-TJERA

Rritet numri i shqiptarëve që braktisin shtetësinë, pjesa dërmuese të rinj

Rritet numri i shqiptarëve që braktisin shtetësinë, pjesa

Shqipëria po braktiset vit pas viti jo vetëm për të emigruar në vende të tjera të botës, por po rritet edhe numri i atyre që po heqin dorë përfundimisht edhe nga shtetësia shqiptare.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vitin e kaluar hoqën dorë nga pasaporta 721 persona, shifër kjo pak më e ulët se në 2021-shin, por ndjeshëm më e lartë se ajo në 2017-n apo 2018-n.

Pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të grup-moshës 30-39 vjeç, ndjekur nga ata 40-49 vjeç dhe të rinjtë nga 20  deri në 29 vjeç.

Rritet numri i shqiptarëve që braktisin shtetësinë, pjesa

Politika, qeveria, shoqëria civile dhe aktore te tjerë te rëndësishme këtë fenomen duhet ta vlerësojnë shume serioz, pra nuk me shqetëson fakti qe kanë ikur 40-50 mije veta dhe ajo me shqetëson, për ne emigracion te cilët mund te kthehen sepse procesi i emigracionit është reversive pra ikin vijnë kthehen prapë, ikin prapë kurse kjo lenia e shtetësisë do te thotë qe ti pret urat e nacionalitetit është normale dhe emigrantet përpiqen kane probleme”, tha për A2CNN sociologu Gëzim Tushi.

Rritet numri i shqiptarëve që braktisin shtetësinë, pjesa

 

Të fundit