Flash News

E-TJERA

Rritet numri i turistëve/ INSTAT publikon shifrat e hyrje-daljeve, kryesojnë kosovarët, bien ndjeshëm vizitorët nga Greqia

Rritet numri i turistëve/ INSTAT publikon shifrat e hyrje-daljeve,

Numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri gjatë muajit qershor është rritur me 3.4 herë, krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. INSTAT raporton se në vendin tonë, në muajin qershor kanë hyrë 604.381 shtetas të huaj.

Rritja vjen pasi shumë shtete lehtësuan kufizimet e udhëtimit përgjatë sezonit turistik, në mënyrë që ky sektor të rikperonte dëmet e shkaktuara nga pandemia, por edhe që ekonomia të pësonte rritje.

Shqipëria është një destinacion "Covid free", pasi për të hyrë në shtetin tonë nuk ka asnjë masë kufizuese, apo nevojë për të qenë i vaksinuar ose i pajisur me testin negativ të koronavirusit.

Sa i përket hyrjeve në Shqipëri përgjatë 6-mujorit të parë, INSTAT bënë me dije se shifra është rritur me 2.2, krahësuar me 2020-ën. 1.687.919 vizitorë të huaj kanë hyrë në vendin tonë nga janari deri në qershor.

Shqiptarët e Kosovës kryesojnë listën e vizitorëve të huaj në Shqipëri, me 334.908 hyrje përgjatë qershorit.  INSTAT veçon rritjen e vizitorëve nga Polonia, shifër e cila është rritur me 13,8 herë, krahësuar me vitin që lamë pas. Polonia ndiqet nga Zvicra, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia, duke rënë me 69,6 %, krahasuar me 2020-ën.

Në rritje krahësuar me vitin paraardhës kanë qenë edhe daljet e shqiptarëve jashtë territorit. Në muajin qershor numri i daljeve është  501.832, numër që është rritur me 3,5 herë krahësuar me të njëjtin muaj në 2020.

Ndërsa sa i përket 6-mujorit të parë të këtij viti, numri i personave që ka dalë nga Shqipëria është 1.703.123. Ky tregues është rritur me 23,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit