Flash News

E-TJERA

Rritet paga minimale në Shqipëri, nga 1 prilli hyn në fuqi vendimi i qeverisë

Rritet paga minimale në Shqipëri, nga 1 prilli hyn në fuqi

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë ka bërë me dije rritjen e pagës minimale në Shqipëri. Duke filluar nga data 1 prill paga minimale do të rritet me 6000 mijë lekë dhe do të shkojë në 40000 mijë lekë.

Ministrja u shpreh se synohet që në tre vitet e ardhshme Shqipëria të mos ketë pagën më të ulët në rajon.

"Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje."

"Ndikojnë në mirëqenien e shqiptarëve. Paga është forma kryesore e të ardhurave të disponoheshe të familjeve shqiptare. Në tre vitet e ardhshme të mos jetë me e ulëta në rajon dhe Shqipëri të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe investimeve.

"Kemi qenë të kujdesshëm pasi nuk duam që t’i shtojmë kosto biznesit dhe kjo është arsyeja që subvencionojmë koston shtesë për kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo nuk lidhet me politika zgjedhore."- u shpreh Ibrahimaj.

Të fundit