Flash News

E-TJERA

Rritet papunësia tek të rinjtë, qarqet me nivelin më të lartë dhe më të ulët

Rritet papunësia tek të rinjtë, qarqet me nivelin më të

Papunësia mbetet problem në Shqipëri. Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2021, numri i të papunëve vlerësohet të jetë 162.560 persona.

Shkalla e papunësisë së të rinjve është rritur me 0,6%, raporton INSTAT. Mungesa e tregut të punës ka sjellë vitet e fundit largim masiv të të rinjve nga vendi, duke shkaktuar një zinxhir efektesh negative.

Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 44,3 % dhe 33,8 % të të punësuarve gjithsej.

Qarqet

Një analizë mbi baza rajonale, tregon që në vitin 2021, qarqet me shkallë punësimi më të lartë janë: Gjirokastra (65,6 %) dhe Elbasani (62,2 %).

Ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë qarku i Lezhës (36,6 %) dhe i Dibrës (42,7 %).

Në vitin 2021, Tirana ishte qarku me numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin e shërbimeve (68,7 %), Durrësi në industri (39,4 %), ndërsa Kukësi (69,6 %) në bujësi.

Rritet papunësia tek të rinjtë, qarqet me nivelin më të

 

 

Të fundit