Flash News

E-TJERA

Rritet punësimi në shtet, Meta: Qëllim elektoral dhe trajtim preferencial, kostua bie mbi qytetarët

Rritet punësimi në shtet, Meta: Qëllim elektoral dhe trajtim
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me të dhënat e publikuara së fundmi lidhur me rritjen e numrit të punonjësve të administratës në prag të zgjedhjeve.

Kreu i Shtetit thotë se këto të dhëna dëshmojnë se është krijimi i vendeve të reja të punës është vetëm për qëllim elektoral. Ai thekson se barra e këtyre shpenzimeve bie mbi qytetarët, të cilët thekson Meta, me taksat e tyre detyrohen të paguajnë fryrjen artificiale të administratës.

"Koston e punësimeve elektorale e paguajnë direkt edhe bizneset, që për shkak të pandemisë ndodhen në kufijtë e mbijetesës, në mungesë të një mbështetjeje financiare nga shteti.

Punësimet e përkohshme fiktive elektorale kanë për qëllim trajtimin preferencial të simpatizantëve dhe anëtarëve të forumeve politike të mazhorancës aktuale, me qëllim angazhimin e administratës dhe burimeve shtetërore në funksion të zgjedhjeve", shkruan Presidenti në Facebook.

Sipas këtij të fundit, përdorimi i shtetit për qëllime elektorale është dëshmi serioze e kompromentimit të reformës në administratën publike nga ana e kryeministrit.

Të fundit