Flash News

E-TJERA

Rritet rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Më të prekurit, të rinjtë dhe të moshuarit

Rritet rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/

Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur. Instituti i Statistikave raporton se kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2021 është vlerësuar me 191.791 lekë, në krahasim me 186.242 lekë që ishte në 2020-ën. 

Treguesit e varfërisë në anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtarëve në familje dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Në vitin 2021 janë vlerësuar rreth 622.705 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qënë të varfër, kundrejt rreth  621.504 individë të vlerësuar në vitin 2020. Numri i individëve në rrezik për të qenë të varfër është rritur me rreth 0.2 %.

Ajo që vihet re është rritja e rrezikut të varfërisë për të rinjtë dhe të moshuarit.

Të fundit