Flash News

E-TJERA

Rritet sërish numri i infektimeve nga Covid-19, një humbje jete

Rritet sërish numri i infektimeve nga Covid-19, një humbje jete

Rriten sërish rastet e infektimeve nga Covid-19 në Vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1537 testime, kanë rezultuar 550 qytetarë të infektuar, ndërsa një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit.  

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1537 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 550 qytetarë, në këto bashki:

340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë.

Janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Janë shëruar 210 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit