Flash News

E-TJERA

Rritet sërish numri i infektimeve nga Covid-19 në Shqipëri, 43 raste të reja

Rritet sërish numri i infektimeve nga Covid-19 në Shqipëri, 43

Rritet sërish numri i rasteve me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.  

Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete, por janë regjistruar 43 raste të reja.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 43 qytetarë, në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.

Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Kujtojmë se ky është numri i lartë i infeksioneve në bilancin e 24 orëve pas disa javësh ditësh, kur u shënuan edhe një rënie e ndejshme e tyre.

Ndonëse në shtetet fqinje është prezent prej kohësh, në Shqipëri autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht variantin delta, pavarësisht dyshimeve. 

Të fundit