Flash News

E-TJERA

Rritet sërish numri i të infektuarve nga Covid-19, një humbje jete

Rritet sërish numri i të infektuarve nga Covid-19, një humbje

Rritet sërish numri i të prekurve nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1729 testime, kanë rezultuar të infektuar 619 qytetarë dhe një 83-vjeçare ka humbur jetën në 24 orët e fundit

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 619 qytetarë, në këto bashki:

327 në Tiranë, 32 në Shkodër, 31 në Durrës, 26 në Fier, 24 në Berat, 21 në Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë, 10 në Lushnje, nga 8 qytetarë në Krujë, Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Patos, Himarë, Korçë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Mat, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Kukës, Shijak, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Dibër, Roskovec.

Janë 3,167 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Gjirokastra 83 vjeçe.

Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,802 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Të fundit