Flash News

E-TJERA

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19, 230 të infektuar

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19, 230 të infektuar

Rritet sërish numri i humbjeve të jetëve nga Covid-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë humbur jetën 11 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Pas kryerjes së 1961 testimeve, kanë rezultuar 230 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 1961 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 230 qytetarë, në këto bashki: 124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.

Janë 8,012 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 11 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 51 vjeç nga Kruja, një qytetar 67 vjeç nga Vlora, një qytetar 69 vjeç nga Tirana, dy qytetarë nga 70 vjeç nga Pogradeci dhe Lushnja, një qytetar 73 vjeç nga Gramshi, dy qytetarë nga 74 vjeç nga Kavaja dhe Berati, dy qytetarë 78 vjeç nga Durrësi dhe Korça, një qytetar 79 vjeç nga Fieri.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 266 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,377 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit