Flash News

E-TJERA

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19, 326 të infektuar                    

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19, 326 të

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tetë persona. Po ashtu, pas kryerjes së 2601 testime, kanë rezultuar 326 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

“134 në Tiranë, 23 në Fier, 19 në Durrës, 15 në Elbasan, 13 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Lushnje, 8 në Shijak, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Berat, Sarandë, Patos, Vorë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Dibër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Rrogozhinë, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Gramsh, Peqin, Poliçan, Dimal, Tepelenë, Divjakë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Këlcyrë, Korçë, Devoll, Cerrik. 

Janë 5640 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tepelena 61 vjeçe, një qytetar nga Kuçova 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 70-71 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 56-65 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Kruja 77 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 206 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit