Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve/ Braçe: Qeveria të ndalë grabitjen, e marrin domaten me 50 lekë/kg dhe e shesin me 150 lekë

Rritja e çmimeve/ Braçe: Qeveria të ndalë grabitjen, e

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur si shqetësim rritjen e çmimit të fruta-perimeve, ndërsa i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë për të ndalur "grabitjet e padrejta".

Ai thekson se pavarësisht se nuk është qeveria ajo që i vendos çmimet, ajo duhet të luajë rolin e rregullatorit. Braçe shton se nga rritja e çmimeve nuk fitojnë fermerët, por tregtarët.

Sipas tij, kostoja e transportit është e vetmja që është rritur, duke shtuar se kjo nuk e justifikon shtrenjtimin e konsiderueshëm të produkteve.

Të fundit