Flash News

E-TJERA

Çmimi i karburantit, Buxhuku në ‘Politiko’: 300 mijë ton shkon kontrabandë, rrezikojmë rendin kushtetuese

Çmimi i karburantit, Buxhuku në ‘Politiko’: 300

Eksperti Gjergj Buxhuku ka bërë një analizë mbrëmjen e sotme në emisionin “Politiko” në Top Neës, për faktin se pse paguajnë shqiptarët kaq shumë taksa për karburantet.

Sipas tij,  të ardhurat në buxhetin e shtetin nga taksat e karburanteve janë shumë të larta.

“Logjika është, tregu i karburanteve në Shqipëri është ndër më të mëdhenjtë në ekonominë shqiptare.

Përse Rama, me ngulm thotë nuk ka rënie nga barra fiskale e karburanteve? Kam një analizë, të ardhurat në buxhetin e shtetin nga taksat e karburanteve është shumë të larta. Vetëm nga taksa e qarkullimit janë 180 mln euro që arkëtohen. Kjo është pjesa e dukshme, por pjesa shkatërruese, është fakti i kontrabandës që bëhet me karburantet.

Janë 300 mijë ton karburant që nuk figuron, pra qytetarët e paguajnë këtë sasi, paguan dhe taksat, dhe grabiten taksat. Taksat që shqiptarët paguajnë, që i bie mbi 300 mln dollarë në vit, pra kjo është arsyeja pse nuk ulen taksat.

300 mijë tonë shkojnë kontrabandë e pastër. Taksat që do shkojnë në shtet, i paguajnë qytetarët, por përfundojnë në xhepat e operatorëve. Sa më e lartë taksa, aq më e lartë fitimi.

Shkaku është i thjeshtë pse nuk ulen taksat? Nëse do kesh 300 mln euro të ardhura, ul taksat, por ke edhe 120 mln euro tjera pa prekur buxhetin e shtetit që i përdor për paketën e rezistencës. Vendi në 30 vite ka kaluar në diktaturën e monopoleve. Nuk u krijuan vitet e fundit., por prej 30 vitesh dhe jemi në një sistem oligarko-politikë. Është situatë e vështirë që mund të shpërthejë në forma që mund të kalojë deri në rrezikim të rendit kushtetues . Shpresoj të kemi mundësi të gjejmë ekuilibrin e duhur se e vetmja ngjashmëri me këtë sistem është 97 e piramidave”, thotë Buxhuku.

Të fundit