Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve “godet” financat e familjeve shqiptare, shtohet numri i të varfërve

Rritja e çmimeve “godet” financat e familjeve shqiptare,

Vendi po përballet me një krizë ekonomike, në të cilin ka ndikuar edhe lufta në Ukrainë. Kjo krizë ka goditur më së shumti familjet shqiptare dhe bizneset e vogla.

Anketa e Besimit të Konsumatorit, e realizuar nga Banka e Shqipërisë evidentoi se shumica e familjeve thanë se gjendja e tyre financiare ishte përkeqësuar gjatë 12 muajve të fundit.

Numri i atyre që thanë se situata u përkeqësua, u rrit me 17% krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar.

Rritja e çmimeve i atribuohet kryesisht artikujve ushqimorë me rritje prej 3.56%, pastaj transportit me 1.23%. Ndërsa qeraja, koha e lirë si hotele dhe kafene, si dhe grupe të tjera shënuan rritje, por në nivele të ulëta.

Kujtojmë se një ditë më parë, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i bëri thirrje qeverisë që të ofrojë mbështetje financiare për më të cenuarit e shoqërisë dhe të zvogëlojë shpenzimet jo prioritare për të ndihmuar vendin në këtë periudhë të vështirë.

Ndërkohë niveli i borxhi publik është tashmë midis 80% dhe 86% dhe po vazhdon të rritet. Sakaq inflacioni ka kapur nivel rekord në prill 6.2%. Këto janë rritjet më të mëdha të kostos së jetesës që nga viti 2001, kur inflacioni arriti në 7.6%.

 

 

Të fundit