Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve ‘goditi’ tregun e karburanteve: Konsumi në pikiatë, importi u ul me 16% në mars

Rritja e çmimeve ‘goditi’ tregun e karburanteve: Konsumi

Tregu i karburanteve u godit nga një rritje e ndjeshme e çmimeve, kryesisht për naftën. Fillimi i muajit mars shënoi vlera rekord, duke bërë që nafta të kapë shifrën e afro 300 lekë/l.

Çmimet e larta kanë ndikuar në uljen e konsumit për karburantet, duke kujtuar këtu se një rritje të ndjeshme pësuan edhe çmimet e produkteve të tjera si ushqimet e shportës apo perimet e frutat.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave të përpunuara nga Monitor, tregojnë se në muajin mars 2022 importet e karburanteve ishin 39 mijë tonë me një ulje 16% në krahasim me marsin e vitit 2021, por gjithsesi ato mbeten të larta krahasuar me të njëjtin muaj te viteve 2015-2019.

Ndërsa për të gjithë 3-mujorin e parë të vitit 2022 importet e naftës pësuan rritje vjetore me 0.8%. Kulmi i rritjes vjetore të importeve u shënua në muajin Janar me 13% rritje, ndërsa në Shkurt 8.4% rritje. Me nisjen e luftës ruse në Ukrainë, fillimi i muajit Mars shënoi edhe rënien e importeve, çka u pasua edhe me rritjen e çmimeve për karburantet.

Aktorët e tregut pohojnë se rënia e konsumit të karburanteve është konstatuar më shumë në sektorin e ndërtimit, i cili për momentin ka pezulluar aktivitetin për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para si hekuri, çka ka ndikuar sidomos kompanitë që punojnë me tendera, që i kishin llogaritur kostot me çmimet e vjetra. Ndërsa konsumi i automjeteve është ulur kryesisht në zonat kufitare për shkak të përdoruesit e tyre po furnizohen në vendet fqinjë, ku nafta kushton më lirë.

Shqipëria është shndërruar vendi me çmimin më të lartë të naftës në botë në raport me fuqinë blerëse.

Në javën e parë të marsit, çmimi i naftës u rrit me 30% duke kapur vlerën e 245 lekë/l, ndërsa sot 1 litër naftë shitet me 243 lekë/l.

Të fundit