Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rritja e çmimeve, ironia e Fugës: Ne duam të kemi “Benz-in” e “Toyota-n”, trenin nuk e honepsim dot
Akademiku Artan Fuga ka folur lidhur me rritjen e çmimeve dhe krizën me të cilën ekonomia shqiptare po përballet.
Në një lidhje për studion e News 24, Fuga u shpreh se situate ku ndodhemi sot ishte diçka që pritej vite më parë me një dallim. Teksa u ndal te blegtoria, Fuga theksoi se vendi ynë prirte të eksportojë lopë e dhen në sasi sasi të mëdha, por me një cilësi të dobët.
Akademiku shtoi se vendi duhet të rifillojë të mendojë në mënyrë bazike duke u përqëndruar më shumë te mundësitë që ka dhe ofertat. Teksa ironizoi reagimin e shqiptarëve përballë çmimeve, Fuga tha se “ne preferojmë duhet të kemi ose ‘Benzin’ e ‘Toyotën’, pasi trenin nuk e honepsim”.
“Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Nuk ka asnjë lloj habie dhe dua të them që statistikisht i kam parë këto fakte 20 vjet përpara dhe kam 30 vjet që i ndjek. Ajo që dallon sot nga e kaluara është se sot eksportohet mish dhe importohet mish, pra eksportohet mish qengji dhe importohen sasi të mëdha mish lope, etj. me një cilësi më të dobët.
Kjo vjen, sepse prodhuesi i vendit e shet jashtë me çmime më të larta se brenda vendit. Kjo ulje ndodh, sepse jemi në një ekonomi bujqësore të parcelizuar, sipas ligjit që rrënon bujqësinë, florën e faunën. Nuk është ulur vetëm numri i dhenve e dhive, por edhe numri i shqiptarëve. Ndaj, nuk ka asgjë të çuditshme. Ne kemi 40 vjet që jemi në këtë zbritje të tmerrshme nga pikëpamja ekonomike e sociale, ndërkohë që jemi futur në një shoqëri, që duhet të ishte e zhvillimit, e progresit. Në fakt, ka ndodhur një regres. Në 30 vjet, po të shikosh mesataren, konsumi është rritur, por varet si e mat. Mos harro se inflacioni në raport me vitet 1993, ku di unë sa herë është rritur.
Problemet e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare sot janë probleme strukturore, që nuk zgjidhen me mekanizmin financiar vetëm të taksimit, taksë e sheshtë, e pasheshtë, progresive, jo progresive. Jo, janë probleme strukturore. Kjo do të thotë nëse do të punohen tokat në Shqipëri, nëse do të kemi një brez që do i kthehet punës, apo do të ikë. Duhet të nisim nga e para e të mendojmë në mënyrë bazike. Nëse nuk ndodhin këto, patjetër që çmimet do shkojnë në stratosferë, sepse ne duhet të kemi ose “Benzin” e “Toyotën”, pasi trenin nuk e honepsim. Ne kemi qenë të shtypur dhe sa nxorëm pak kokën te drita e pusit si bretkosa, thamë se arritëm parajsën, por nuk është kështu”, u shpreh Artan Fuga.