Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve/ Kafeja, produkti i radhës që do të shtrenjtohet

Rritja e çmimeve/ Kafeja, produkti i radhës që do të
Foto Ilustruese

Rritja zinxhir e çmimeve për ushqimet e shportës pritet të ndikojë edhe te kafeja. Përfaqësuesit e bareve dhe restoranteve tregojnë se një rritje e çmimit të kafes mund të diktohet nga një sërë faktorësh, duke filluar nga rritja e lëndës së parë deri te konsumi i lartë.

Në një intertvistë për A2 CNN, kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj shprehet se kafeja mund të pësojë një rritje me 10 deri në 15 lekë.

“Kemi një ofertë të lartë kundrejt një kërkese të ulët dhe tregu duhet të normalizohet. Lëndët  e para po rriten dita-ditës dhe automatikisht sjell rritjen e çmimeve. E treta është që xhiro e munguar sjell rritje të çmimeve se fitimi i munguar duhet rikuperuar” është shprehur Jahaj.

Kreu i shoqatës tregon se ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të hidhet produkti në treg me çmimin e ri, por shton se një lëvizje e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt.

Por, nga kur do duhet të paguajmë më shumë për produktin me të cilin për shumëkënd nis dita?

“Unë besoj që shumë shpejt, pasi bursa për kafen tregon që nuk e kemi pasur vit të mirë për kafen tregon që do të rritet. E para do rritet lënda e parë, ose oksigjeni i konsumatorit tonë që është kafja dhe pastaj të gjitha në rritje”, shprehet Jahaj.

 

Të fundit