Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve/ Kisha Katolike mesazh qeverisë: Merrni masa konkrete, ka pasur mungesë vëmendjeje ndaj të varfërve

Rritja e çmimeve/ Kisha Katolike mesazh qeverisë: Merrni masa

Me rastin e Ditës së Pestë Botërore për të Varfrit, Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ngritur shqetësim krizën ekonomike që ka prekur Shqipërinë prej kohësh dhe situatën e vështirë në të cilën gjendet një kategori e njerëzve.

Ata evidentojnë se autoritet shtetërore kanë treguar mungesë vëmendjeje ndaj të varfërve në një kohë kur çmimet janë rritur ndjeshëm.

"Si barinj të Kishës i kemi ndjekur ndryshimet fiskale të ndodhura në kohët e fundit, sikurse rritja e çmimeve të produkteve të shportës, karburanteve dhe gazit (si dhe është përfolur edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike) dhe vërejmë me keqardhje mungesën e vëmendjes që duhet për të varfrit e nevojtarët, për të pamundurit e të mënjanuarit e shoqërisë sonë", thuhet në reagimin e Ipeshkvijtve.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që marrë masa konkrete, duke theksuar se të qenit qeveritar nuk është vetëm një pozitë, por dhe një thirrje për të shërbyer ndaj qytetarëve.

"Ky mesazh është një ftesë dhe njëkohësisht një nxitje për të marrë masa konkrete e për t’i kthyer sytë drejt më të varfërve, sepse Zoti kur zbuloi fytyrën e vet e shfaqi atë si Atë për të varfrit dhe pranë të varfërve e po ashtu detyra e një shoqërie është t’u vijë në ndihmë më të brishtëve në mesin e saj.

Të qenit qeveritar, vendimmarrës, politikëbërës nuk është vetëm një pozitë që reflekton autoritet, por është një thirrje për të shërbyer, për t’iu dhënë zë kauzave që u mungon zëri, për të qenë miqtë e nevojtarëve, për të dëgjuar britmat e të varfërve në mjerimet e tyre", shkruhet më tej në mesazh.

Gjithashtu shtohet se shtimi i numrit të personave në nevojë dhe emigrimi janë shenjë e prekshme e përkeqësimit të ekonomisë.

Duke vënë theksin te mesazhi i Papa Françeskut se “Varfëria nuk shkaktohet prej fatit, por është pasojë e egoizmit”, Kisha Katolike thotë se qeveria, Kuvendi dhe  institucionet financiare të mbështesin dinjitetin e të varfërve dhe nevojtarëve.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit