Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve/ Kryeson transporti dhe produktet e shportës, INSTAT nxjerr shifrat

Rritja e çmimeve/ Kryeson transporti dhe produktet e shportës,

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin tetor, arriti 102,7 kundrejt dhjetorit të  2020-ës. Ndryshimi vjetor i nivelit të çmimeve të konsumit në muajin që lamë pas është 2,4 %.

Kështu raporton INSTAT, teksa evidenton ndikimin e grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Ndikimin kryesor e ka rritja e çmimit të "ushqimeve dhe pijeve joalkoolike"(+1,33%), që ndiqet nga “transporti”(+0,36).

Pas këtyre grupeve rritje ka shënuar dhe çmimet për qeratë, energjinë, komunikimin, argëtimin, hotelet, baret, restorantet, veshjet, etj.

Krahasuar me muajin tetor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “transporti” me 6,8 % dhe "ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “shërbimi arsimor” u ulën me 0,4 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 % secili.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit