Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve, LSI: Rama të mbledhë sot parlamentin, të hiqet taksa e qarkullimit dhe karbonit

Rritja e çmimeve, LSI: Rama të mbledhë sot parlamentin, të

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të mbledhë sot në mënyrë urgjente parlamentin dhe të miratojë kërkesën për heqjen e dy taksave nga karburantet: taksën qarkullimit dhe të karbonit.

Në një deklaratë për mediet, Vasili u shpreh se qeveria është bashkëpërgjegjëse për krijimin e monopoleve dhe për rritjen e çmimeve brenda pak ditësh në mënyrë drastike. Sipas LSI, nga rritja e çmimeve për produktet dhe karburantet përfiton qeveria dhe oligarkët që zotërojnë tregun e karburanteve.

“I bëj thirrje Edi Ramës të miratojë menjëherë propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim të depozituar në Kuvend për heqjen e dy taksave nga nafta dhe benzina. Taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit të cilat rëndojnë çmimin e karburanteve. Edi Rama të mbledhë Parlamentin qoftë edhe sot në darkë pasi situate është shumë e rëndë dhe nuk pret. Qeveria ka qenë dhe është përgjegjëse dhe bashkëpunëtore në krijimin e monopoleve në fushën e karburanteve dhe kontrollit absolut të tregut duke krijuar hapësira për spekulim me çmimet në kurriz të qytetarëve. Nga kjo situatë me çmimet ka dy përfitues, qeveria që shton të ardhurat dhe oligarkët që zotërojnë monopolin e karburanteve. Për sa i takon çmimit të naftës, qeveria si bashkëpërgjegjëse për krijimin e monopolove ka krijuar dhe lejuar situata ku çmimi lëviz brenda ditës dhe brenda pak orësh”, tha Vasili.

Ai i bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të marrë përgjegjësi për sjelljen e efektivëve me protestuesit e djeshëm, ku shoqëruan me forcë edhe dy vajza të cilat ishin duke protestuar.

“I bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotit Gledis Nano që të marrë përgjegjësitë për sjelljen e uniformave blu të paidentifikuar dhe me fytyra të mbuluara dhunojnë qytetarët e ndershëm që protestojnë paqësisht për rritjen e çmimeve, të ndalë dhunën ndaj mediave që pasqyrojnë protestat, të ndalë dhunën e turpshme që nuk ka kursyer as vajzat dhe gratë dhe t’i japin përgjigje krimit dhe trafikantëve të cilët e kanë kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e europës. Këtë presion shqiptarët nga policia dhe jo të kthehet në vegël qorre të Edi Ramës dhe interesave të tij”, përfundoi Vasili.

Të fundit