Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve, nesër në protestë para kryeministrisë, qytetarët thirrje në rrjetet sociale

Rritja e çmimeve, nesër në protestë para

Pasditen e së mërkurës, qytetarët e Tiranës pritet të organizohen për të organizuar një protestë përballë godinës së kryeministrisë.

Protesta pritet të zhvillohet në orën 17.00 për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Qytetarët po organizohen nëpër rrjetet sociale, ndërsa thirrjet po kryhen nga personazhe të njohur e qytetarë të zakonshëm.

Qytetarët pritet të ngrenë zërin për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të bujës, karburantit, energjisë elektrike, gazit, taksave, ujit etj.

Ndërkohë edhe Partia Demokratike ka propozuar mbajtjen e një proteste kundër rritjes së çmimeve dhe energjisë që paralajmëroi kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, ndërkohë Lulzim Basha u shpreh se kjo forcë politike do të mbështesë çdo formë reagimi popullor.

 

Të fundit