Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve nuk ndalet, INSTAT nxjerr shifrat

Rritja e çmimeve nuk ndalet, INSTAT nxjerr shifrat

Rritja e çmimeve nuk u ndal as në muajin nëntor. Edhe pse inflacioni shënoi rënie, Indeksi i Harmonizuar tregon se çmimet kanë vijuar të jenë të larta.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në nëntor është 8%, në nivele të njëjta me muajin e mëparshëm. 

Rritja më e madhe e çmimeve prej 13,8 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 9,4 %.

Më pas renditet: “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1 % secili,  “Shërbimi arsimor” me 2,5 %, “Shëndeti” me 2,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 % dhe “Komunikimi” me 1,0 %.

Të fundit