Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve nuk ndalet, kryesojnë produktet e shportës dhe transporti

Rritja e çmimeve nuk ndalet, kryesojnë produktet e shportës dhe

Rritja e çmimeve ka vijuar edhe në muajin janar të këtij viti. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin që lamë pas ishte 3,7 %, një vit më parë ky tregues shënonte 0,4 %.

Ndërsa duke krahësuar muajt dhjetor 2021 me janar 2022, ndryshimi ishte 1,3 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje çmimesh vijojnë ta japing dy grupet kryesore “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,35% dhe “Transporti” me 0,48%.

Duke i krahësuar me një vit më parë, rritjen më të madhe të çmimeve e ka pësuar “Transporti” me 9%. Ky shtrenjtim i konsiderueshëm ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve.

Ndërsa grupi “Ushqime  dhe  pije  joalkoolike” është rritur me 6,7  %. Kategoritë e tjeta si “Argëtim  dhe  kulturë”  me  3,5  %,  “Komunikimi” , “Hotele,  kafene  dhe  restorante”,  “Qira,  ujë,  lëndë  djegëse  dhe  energji” kanë pësuar rritje, por në tregues më të ulët.

Rritja e çmimeve nuk ndalet, kryesojnë produktet e shportës dhe

 

Rritja e çmimeve nuk ndalet, kryesojnë produktet e shportës dhe

Burimi: INSTAT

Të fundit