Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve/ Protestuesit prezantojnë kërkesat, i japin kohë qeverisë deri të shtunën

Rritja e çmimeve/ Protestuesit prezantojnë kërkesat, i japin

Protestuesit kanë prezantuar sot në ditën e shtatë të protestës kërkesat e tyre pas rritjes së çmimeve.

Ka qenë juristi Adriatik Lapaj, ai i cili ka renditur të gjitha kërkesat e qytetarëve, duke i lënë afat qeverisë për t’i përmbushur deri të shtunën.

‘Këto janë kërkesa të cilat janë dakordësuar me grupe të ndryshme të interesit. Janë kërkesa që përfshijnë sa më shumë qytetarë.

Kërkesa numër një është ulja e qëndrueshme e karburanteve me vendet e rajonit.

Masa për uljen e bazës fiaskale dhe përballimin e marzhit të fitimit. Pezullim i taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit.

Zerimi i përkohshëm i taksës së shportës.

Përcaktim i përkohshëm i marzhit të fitimeve në industrinë e hidrokarbureve.

Masa për mirëfunksionimin e tregut.

Pezullim i përkohshëm i koncensionit të markimit,  i koncensionit të pompave, që ndikojnë në rritje e çmimit të naftës.

Mbikëqyrje dhe raportim periodik i AK çdo 3 muaj për të gjithë operatorët ekonomikë.

Rishikimi  i buxhetit të shtetit për vitin 20022, për shkurtimin e buxhetit të luksit.

Krijimin e një kompanie të naftë për konkurrimin në treg në fushën e karburanteve.

Masa mbështetëse dhe funksionimi.

Përcaktimi me ligj i minimumit jetik.

Barazim i pensioneve të pjesshme i minimumi ty jetik.

Zgjerim i kompensimit dhe mbështetjes për fermerët‘, tha Lapaj.

 

Të fundit