Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve revolton grekët, qytetarët ngrihen në protesta. Sulmojnë me molotov policinë para Kuvendit

Rritja e çmimeve revolton grekët, qytetarët ngrihen në

Rritja e çmimeve ka ngritur në protesta shtetasit grekë në të të gjitha qytetet kryesore .

Mediat vendase raportojnë se protesta është përshkallëzuar deri në përleshjet fizike me policinë. Ndërkohë, persona me kapuç hodhën bomba molotov në drejtim të një skuadre të MAT-it jashtë Kuvendit.

Rritja e çmimeve revolton grekët, qytetarët ngrihen në

Incidentet ndodhën pas përfundimit të një marshimi në kuadër të grevës 24 orëshe të GSEE në Athinë dhe Selanik. Në Athinë, jashtë Parlamentit, tensionet shpërthyen pak para orës 13:30, ku protestuesit hodhën bomba molotov në sheshin Sintagma.

Rritja e çmimeve revolton grekët, qytetarët ngrihen në

Incidentet u përhapën me shpejtësi edhe në rrugët përreth, ku forcat e policisë i ndoqën protestuesit deri në Ermou. Aty personat me kapuç dëmtuan dyqanet, ndërsa policia kreu disa arrestime.

Edhe në Selanik incidentet ndodhën në Agios Dimitriou dhe Olympos, kur demonstruesit hodhën koktej molotovi ndaj forcave të policisë.

Nga ngjarjet deri më tani janë bërë të paktën 8 arrestime, ndërsa policia vijon kërkimet për persona të tjerë pjesëmarrës në ngjarje.

 

Të fundit