Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve ‘shkon’ në Kuvend/ Spaho debat me ministret: Nuk keni ardhur të përkëdheleni, Felaj: S'jemi model

Rritja e çmimeve ‘shkon’ në Kuvend/ Spaho debat me

Kuvendi ka vijuar sot seancën plenare me debate për rritjen e çmimeve.

Deputeti Edmond Spaho ka debatuar me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj, në fund të interpelancës. Spaho u shpreh se gjendja e konomike e shqiptarëve është e rëndë pasi edhe pagat me të cilat iu duhet të përballojnë jetesën janë të ulëta.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ndërhyri gjatë fjalës së Spahos, duke thënë se çdo shtet ka sistemin e vet fiskal, ndërsa shtoi se pavarësisht se çfarë deklaron Spaho, taksat nuk janë rritur.

Pjesë nga debatet

Edmond Spaho: Në disa raste rritja e çmimeve ka qenë 40 deri në 50%. Gjendja ekonomike e qytetarëve shqiptarë është shumë e rëndë. Ata përballen me paga të ulëta. Prej 10 vitesh ato nuk janë rritur. Ndihma ekonomike është në nivel të mjerueshëm. Qëndrimi i qeverisë për krizën e çmimeve ka qenë mjaft i papërgjegjshëm. Parashikimet e kryeministrit kanë qenë apokaliptike. Këto ditë është ofruar shoë i radhës me fiken e dritave në rrugë gjatë natës dhe inspektimet në terren nga deputetët. Në shumë qytete janë organizuar protesta që kishim kohë pa i parë.

Pa deklaratës së kryeministrit që çmimi i karburanteve do të vazhdojë të rritet grositët përfituan duke rritur çmimet. Opozita kërkoi të ndërhyni me mekanizma sociale por këto thirrje ranë në vesh të shurdhët. Kryeministri i cilësoi protestat turp kombëtar.

Delina Ibrahimaj: Spaho e filloi fjalimin duke folur për rritje të çmimeve ndërkohë që ne do presim për shifrat zyrtare të INSTAT që akoma nuk ka dalë. Ka disa produkte të shportës që janë rritur realisht por do të presim fundin e muajit për të parë nëse ato janë rritur 40%. Ne e kemi mbajtur premtimin për të mbrojtur biznesin e vogël dhe familjet.

Çdo shtet ka sistemin e vet fiskal. Ju mund të thoni që kemi taksat më të larta por faktet tregojnë tjetër gjë. Ju thoni që janë 18 mld të ardhura shtesë për shkak të rritjes së çmimeve.

Edmond Spaho: Këtu jeni përfaqësuese politike nuk jeni as grua. As nënë, as motër. Këtu ke ardhur të mbrosh qëndrimet e qeverisë tënde. Duhet të jesh e përgatitur për Kritika. Nuk ke ardhur këtu që të përkëdhelin.

Ermonela Felaj: Zoti Spaho nëse ne nuk jemi model në mënyrë si flasim, nuk kemi shans për të ndryshuar gjë.

Të fundit