Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rritja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri, në kushte mbijetese mijëra familje

Rritja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve e ka përkeqësuar situatën për mijëra familje në kushtet e varfërisë në Shqipëri. Qarku i Gjirokastrës është nga më të prekurit, ku një pjesë e madhe e familjeve me ndihmë ekonomike jetojnë në zonat ku papunësia prej vitesh është e lartë. Institucionet shtetërore të mbrojtjes sociale thonë se 6 muajt e fundit kanë rritur ndihmën për familjet me shumë pjesëtarë.
Tregu i sendeve të përdorura është nga vendet më të populluara të Gjirokastrës, një tregues i varfërisë së qindra familjeve që nuk arrijnë të sigurojnë dot të ardhura për të plotësuar nevojat. Por kohët e fundit rritja e çmimeve të ushqimeve po i shtyn qindra familje në kushte mbijetese.
Në një nga lagjet e Gjirokastrës që quhet “Blloku i furrave”, Pëllumb Kuci, 55 vjeç, thotë se është i papunë dhe e shënon emrin në lista për të marrën bukën e përditshme në një njësi ushqimesh fare pranë banesës.
"Jeta është bërë e vështirë pasi çmimet janë rritur tej mase dhe është e pamundur ta përballosh. Unë aktualisht nuk kam asnjë të ardhur, figuroj i papunë", thotë ai.
Pëllumbi po përpiqet të gjejë një punë, por është edhe në proces të kërkimit të ndihmës ekonomike në Bashki.
Ai thotë më tej se deri para pak kohësh jetonin në familje me pensionin e të atit, i cili ndërroi jetë.
"Thuaj me atë pensionin e tij rrotulloheshim, ndërsa tani po të vesh tek ai dyqani ushqimor mund të shohësh që e marrim bukën me listë. Është viti 2022 dhe e hamë bukën me listë", thotë ai.
Majlinda, një fqinje, po kështu është në vështirësi ekonomike në familjen e saj. Ajo e humbi mbështetjen ekonomike në bashki pasi u fut përkohësisht në punë, por tani e ka të pamundur të punojë prej problemeve shëndetësore.
"Kishim atëherë ndihmë ekonomike, por ma prenë se u futa në punë. Tani është shumë e vështirë të ma rikthejnë, megjithëse i kam thënë burrit të shkojë dhe të interesohet në bashki se mos na e rikthejnë pasi unë nuk shkoj më në punë", thotë ajo.
Majlinda thotë se kërkoi të përfshihej tek personat me invaliditet dhe udhëtoi edhe në Tiranë për të kryer aplikimin, por ende kjo nuk i është aprovuar.
Majlinda , djali dhe bashkëshorti jetojnë tani vetëm me të ardhurat që burri siguron kur punon në kohë të pjesshme ku të mundet.
Banorët e varfër të kësaj lagjeje në jo pak raste i marrin ushqimet me listë, thotë Natasha Shena që shet në një njësi të vogël ushqimore duke treguar fletoren e detyrimeve të klientëve.
"Puna është bërë shumë keq, çmimet janë ngritur, por rrogat nuk janë ngritur; ku do falen të varfërit , tek ne dyqanet e vogla se tek të mëdhenjtë i kanë me lekë, ne i kemi me lista" , thotë ajo.
Natasha thotë se çmimet e produkteve kryesore ushqimore janë rritur dhe kjo rritje vazhdon për artikujt kryesorë ushqimorë.
“Mielli, sheqeri, orizi, vaji edhe makaronat, këto janë rritur . Ka vajtur vaji 4 mijë lekë, sheqeri një mijë e treqind, kryeministri tha do ulen këto të shportës, do ngelen stabël. Por sot i morëm furnizimet e muajit ne dhe janë rritur, vaji 4 mijë, orizi një mijë e pesëqind, ky më i liri se ai tjetri është me dymijë lekë, edhe bulmeti, kosi,qumështi janë rritur me njëqind lekë sot për litër nga sa ishin muajin e kaluar", thotë ajo.
Detyrimet në listë, për jo pak familje, Natasha i ka fshirë pasi e kanë të pamundur të paguajnë.
“Nuk kam shpresë. I paguajnë gjysmat e njerëzve, jo të gjithë. Ka të tjerë që nuk paguajnë, kanë dy vjet dhe ikën ato. Herë i fshijmë po na ndihmon Zoti se kemi dhe pak punë dhe ua falim detyrimet. I ndihmojmë edhe njerëzit, p.sh. perimet që ngelen ua japim falas se i besojmë në varfërinë e tyre se edhe ne s`kemi qenë të pasur, të varfër kemi qenë", thotë ajo.
Në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale Shtetërore në Gjirokastër drejtuesja Magdalena Margariti thotë se për periudhën janar-qershor 2022 është rritur masa e ndihmës ekonomike.
“Drejtoria rajonale e Shërbimit Social Shtetëror trajton rreth një mijë familje me ndihmë ekonomike, nga rreth 1100 aplikantë që janë në Qarkun e Gjirokastrës. Janë mbështetur me dyfishim të ndihmës ekonomike për periudhën janar - qershor familjet që kanë mbi tre fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe 10 % rritje të ndihmës ekonomike kanë përfituar familjet e tjera që trajtohen. Vazhdimisht qeveria ka ndërmarrë programe mbështetëse për këto familje për të përballuar krizën dhe rritjen e çmimeve dhe për t`u ardhur në ndihmë”, thotë ajo.
Zonja Margariti thotë se nuk sheh si zgjidhje për shumë familje ndihmën ekonomike, por punësimin.
“Ajo që dua të theksoj është se ndihma ekonomike nuk është zgjidhja. Ndihma ekonomike është një mbështetje që shteti u jep këtyre familjeve të varfra për të zgjidhur disa probleme. Por nuk mund të ketë mirëqënie duke jetuar vetëm me ndihmën ekonomike. Ne u bëjmë thirrje njerëzve që janë aplikantë tek ne apo përfitues, të orientohen drejt punësimit. Ne po bashkëpunojmë intensivisht kohët e fundit me zyrat e punës për t`i orientuar aplikantët për ndihmë ekonomike, apo përfituesit, në këtë drejtim” , thotë ajo.
Zonja Margariti thotë se zonat më të prekura nga nevojat ekonomike janë ato ku nivelet e papunësisë janë tejet të larta.
“Bashkitë që kanë numrin më të madh të familjeve me ndihmë ekonomike janë Bashkia Memaliaj, Bashkia Tepelenë, Bashkia Këlcyrë ku ndihet më shumë nevoja për mbështetje apo ndihmë finaciare të këtyre familjeve”, thotë ajo.
Ndihma ekonomike në Shqipëri është rreth 80 dollarë në muaj për rreth 62 mijë familje në të gjithë vendin dhe me rritjen e çmimeve kjo shumë është tejet modeste për të pëballuar nevojat.
Sipas të dhënave zyrtare, ndihma ekonomike dhe pagesa e papunësisë shënuan rënie 6 muajt e parë të këtij viti në nivel kombëtar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Analistët e ekonomisë vlerësojnë se qeveria po dërgon fonde të pamjaftueshme për shtresat në nevojë në raport me mundësitë që janë krijuar nga rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Rritja e ndjeshme e çmimeve, më parë nga pandemia COVID-19 dhe tani edhe nga lufta në Ukrainë, ka shtuar nevojën e familjeve të varfëra që jetojnë në kufijtë e mbijetesës./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38