Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në Korçë

Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës nis

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur inspektimet pas rritjes së çmimit të bukës në qytetin e Korçës.

Buka shitej me çmimin 120 lekë, por një ditë më parë, çmimi u rrit me 30-40 lekë. Qytetarët u ankuan se tashmë po e blinin bukën me 140-150 lekë.

“Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar menjëherë pas njoftimeve që tregojnë një rritje të çmimeve të bukës në qytetin e Korçës, ku disa ndërmarrje kanë paralajmëruar që çmimi nga 120 lekë do të shkojë në 150 lekë, një rritje mbi 25%.

Për të monitoruar situatën dhe për të verifikuar nëse kjo rritje është rezultat i një sjelljeje të koordinuar ndërmjet prodhuesve dhe shitësve, Autoriteti ka ngritur një Grup Pune dhe po kryen kontrolle në terren.

Sipas ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, çdo marrëveshje që kufizon ose shtrembëron konkurrencën, përfshirë caktimin e çmimeve, konsiderohet e paligjshme dhe mund të sanksionohet me gjobë deri në 10% të xhiros së vitit financiar të fundit të ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.

Të fundit