Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të energjisë, eksperti: Rama do të mbledhë të ardhura për të subvencionuar rritjen e pagave

Rritja e çmimit të energjisë, eksperti: Rama do të

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend për rritjen e çmimit të energjisë, kur tha se me ardhjen e verës do të rihapet diskutimi për vendosjen e fashës. Megjithatë kjo bie në kundërshtim me atë që ai tha në fushatën zgjedhore, ku premtoi rritje pagash dhe lehtësira për biznese e individë.

Në lidhje me këtë gjë ka folur eksperti Azmer Duleviç, i cili tha se kjo u bë pasi Rama mori votat më 14 maj dhe siguroi mandatet e duhura.

Në një lidhje live me “Panorama TV”, ai u shpreh se me vendosjen e fashës qeveria synon të mbledhë të ardhura për të subvencionuar rritjen e pagave për ministrat dhe deputetet por edhe për të shlyer borxhet që kanë institucionet.

“Nuk ka shpjegim logjik pse duhet të aplikohet fasha në këtë moment kur çmimet po bien. Nuk ka shpjegim tjetër veçse arsye që të çon që duhen grumbulluar të ardhura për të subvencionuar rritjen e pagave qoftë edhe të ministrave apo deputetëve por edhe pagës mesatare që do shkojë 900 euro. Thënë ndryshe jep nga njëri xhep dhe merri nga xhepi tjetër."

"Edhe në këtë moment ne nuk kemi asnjë aplikim nga OSHEE sa i përket shtimit të energjisë elektrike për familjarët dhe mbetemi në kuadrin e deklaratave nga kryeministri Rama, por mbetet për tu parë."

"Institucionet kryesore KESH, OST, OSHEE kanë borxhe që arrin në 156 mld lekë. Kur kemi  një shifër kaq të madhe qeveria do shohë një mënyrë për të mbledhur të ardhura, por kjo është rruga e gabuar. Sepse ata që do preken drejtpërdrejtë qytetarët dhe familjarët."

"Mesa pashë nga deklaratat e kryeministrit Rama mendoj se do t’i shkojë deri në fund. Para zgjedhjeve nuk merreshe kjo nismë sepse do humbiste vota. Pasi u siguruan mandatet e duhura, u morën votat tani lancohet edhe rritja e çmimit të energjisë. Nga ana tjetër rritje e pensioneve, indeksimi ka qenë zero %.”, tha ndër të tjera Dulevic.

 

Të fundit