Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Rritja e çmimit të energjisë për furrat e bukës, Autoriteti i Konkurrencës: Mos abuzoni me çmimet
Sot ka hyrë në fuqi rritja e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, masë që pritet të ndikojë edhe në çmimet e produkteve të brumit dhe pastiçerisë.
Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar monitorimin e menjëhershëm të bizneseve për të parandaluar çdo abuzim të mundshëm me çmimet.
Deklarata e Autoritetit të Konkurrencës:
Autoriteti i Konkurrencës njofton se vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), nr. 72, datë 15.04.2024, ka hyrë në fuqi sot, më 1 nëntor 2024, dhe se nis menjëherë monitorimin në terren për të vëzhguar çdo sjellje të dyshuar abuzive nga bizneset e prodhimit dhe tregtimit të bukës.
Sipas ligjit nr. 9121/2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës," ndalohen të gjitha marrëveshjet që kanë për qëllim ose pasojë kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës, përfshirë ato që ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në çmimet e produkteve. Shkelja e këtij ligji konsiderohet kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë deri në 10% të xhiros së vitit financiar të kaluar për ndërmarrjet që përfshihen në marrëveshje të paligjshme.
Autoriteti i bën thirrje bizneseve të respektojnë rregullat për të siguruar një treg konkurrues dhe të drejtë për konsumatorët.