Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindusitria kërkesë qeverisë për ndërtimin e një impianti nafte

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindusitria kërkesë

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në javën e fundit. Aktualisht, nafta tregtohet me 198 lekë/litër dhe pritet që të shtronjtohet më shumë në vijim.

Konifndustria i është drejtuar qeverisë shqiptare me një kërkesë për ndërtimin e një impianti për përpunimin e naftës shqiptare. Sipas konfindustrisë, ndërtimi i impantit do të lehtësonte pasojat që vendi pritet të ndiejë pas luftës në Gjirin Persik.

Ndër të tjerë, konfindustria thotë se impanti do të balanconte edhe çmimin e naftës.

“Konfindustria i kërkon qeverisë të fillojë sa më shpejt projektin e ndërtimit të impiantit të përpunimit të naftës shqiptare, si mënyra më efektive për përballimin e pasojave të paparashikuara ekonomike dhe sigurisë kombëtare nga lufta në Gjirin Persik. Në këtë rast kërkohet, që të ndryshojë Buxheti 2026, me qëllim përfshirjen e shpejtë të ndërtimit të impiantit të përpunimit të naftës shqiptare në vend si investim shtetëror.

Gjithashtu, kërkohet të përmirësohet thelbësisht organizimi i prodhimit, tregëtimit, ngarkesës fiskale dhe monopolizimit të sotëm të gjithë tregut të hidrokarbureve. Është krejtësisht e papranueshme, që Shqipëria si vend zotërues i rezervave të mëdha të naftës, të jetë në varësi të plotë të importeve dhe lëvizjeve të cmimeve të tregjeve botërore.

Çmimi i naftës në tregun shqiptar po arrin në kufirin e 200 lekë/litër dhe parashikohet, që shpejt të rrezikojë tejkalojë kufirin e 250 lekë/litër të vendosur në vitin 2022 në rastin e fillimit të luftës në Ukrahinë. Ndërtimi i impiantit shqiptar të përpunimit të naftës vendore është mjeti më efektiv i përhershëm për të lehtësuar pasojat shkatërruese ekonomike dhe financiare nga furnizimet dhe lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare karburanteve”, thuhet në njoftmin e Konfindustrisë.

Të fundit