Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të karburantit, Bojaxhi tregon formulën e zgjidhjes: Shembulli vjen nga Mali i Zi

Rritja e çmimit të karburantit, Bojaxhi tregon formulën e

Gjergj Bojaxhi, ish drejtues në sektorin energjetik ka treguar formulën se si mund të zgjidhet problemi me rritjen e çmimit të karburanteve.

I ftuar në Opinion, Bojaxhi thotë se shembulli vjen nga fqinj Mali i Zi, ku çdo dy javë vendos cili do jetë çmimi i karburantit në pika duke iu referuar bursës rajonale.

“Shqipëria i mbledh taksat te trau i doganës për të administruar vendin. I përqendrojnë taksat në disa produkte specifike edhe pse disa taksa nuk duhen mbledhur te karburanti.

Shqipëria po vuan më shumë prej çmimet se kemi korrupsionin më të lartë. Një zgjidhje mund të jetë një formulë dhe çdo dy javë si Mali i Zi vendos cili do jetë çmimi i karburantit në pika duke iu referuar bursës rajonale. Në këtë mënyrë nuk do këtë diskutim se si abuzojnë tregtarët”, u shpreh Bojaxhi.

Të fundit