Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të miellit, Autoriteti i Konkurrencës: Konstatuam shkelje, por nuk ka prova për t’i gjobitur

Rritja e çmimit të miellit, Autoriteti i Konkurrencës:

Në Komisionin e Ekonomisë ditën e sotme është diskutuar për rritjen e çmimit të miellit dhe mosgjobitjen e kompanive. Për të folur për këtë çështje ishte ftuar kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.

Ky i fundit pranoi se janë konstatuar shkelje nga kompanitë, ndërsa shtoi se gjoba nuk janë vendosur, sepse mungonin provat e nevojshme. Ai tha se kompanive iu janë dhënë vetëm rekomandime.

“U evidentuan elementë të marrëveshjes së ndaluar por komisioni nuk ka vlerësuar të gjobisë subjekte dhe është lënë tregu dhe 4 subjektet të mbahen nën monitorim duke i dhënë disa rekomandime por pa gjoba.

Tashmë po i përfundon afati prej 1 vit periudhë monitorimi. Në dokumentat e monitorimit u vërejt se ka problematika në atë treg, nuk krijuam bindje por në mungesë të provave dhe vetëm me indicie pa analizë të çmimit nuk mund të vendosnim gjobë.

Të gjitha kompanitë e importojnë grurin nga të njëjtat destinacine si Rusia e Ukraina. Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merrte një vendim dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë. Nuk kishim prova dhe sipas OECD rritja e çmimeve nuk është provë konkrete”, tha Biba.

Të fundit