Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës vendos hetimin e tregut të karburanteve

Rritja e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denis Biba, ka folur për situatën e krijuar me rritjen e çmimit për karburantet.

Në komisionin e Ekonomisë, Biba shpreh se tregu i karburanteve është vendosur nën monitorim, teksa shtoi se do të fillojë hetimi për të parë se çfarë e diktoi rritjen e çmimit të karburanteve.

“Patjetër çmimet janë shumë të rëndësishme. Dhe ne jemi në monitorim të vazhdueshëm. Ne kemi vendosur prej një jave monitorimin e tregut të hidrokarbureve. Pra indikatori ishte rritja e menjëhershme në unison e çmimit, mund të jetë një nga indiciet e një marrëveshje të ndaluar, mund të jetë e ndikuar nga tregjet e jashtme, prandaj kemi vendosur hetimin për një periudhë që të jetë sa më e shpejtë brenda kapaciteteve tona”, u shpreh Biba.

Të fundit