Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të naftës, nga sot transporti publik në Tiranë funksionon me gjysmën e urbanëve

Rritja e çmimit të naftës, nga sot transporti publik në

Unioni i Transportit Publik njoftoi se prej ditës së sotme do të operojnë me gjysmën e kapacitetit të mjeteve urbane. Shkak për vendimin e shoqatës është bërë rritja e çmimit të naftës.

Në një njoftim për mediet, unioni kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në pritje të një përgjigjeje dhe zgjidhjes së kërkesave që i kanë parashtruar institucioneve përkatëse për situatën.

NJOFTIM PËR MEDIAN
Të nderuar,
Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysmë nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara. E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane. Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qendrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Rritja e çmimit të naftës, nga sot transporti publik në

Të fundit