Flash News

E-TJERA

Rritja e infektimeve me Covid-19, Manastirliu: Jemi në një moment delikat

Rritja e infektimeve me Covid-19, Manastirliu: Jemi në një moment

Sot, në spitalin Rajonal të Durrësit është hapur edhe pavijoni Covid, me 60 shtretër, që do të trajtojë pacientët e infektuar me koronavirus.

Bashkë me spitalin e Shkodrës, bëhen të parët spitale rajonale që hapin dyert për pacientët e infektuar, pasi 90% e kapaciteteve të katër spitaleve Covid në Tiranë janë ezauruar.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot në ambientet e pavijonit Covid në spitalin e Durrësit dhe u shpreh se jemi në një moment të vështirë dhe delikat.

“Është moment delikat, kemi incidencë në rritje, qoftë dy javore qoftë edhe të javës së fundit. Fakti që 90 % e kapaciteteve në 4 spitalet Covid janë ezauruar na bën të kalojmë në skenarin 1 ku nisim në fillim me spitalin rajonal Durrës, dhe me Shkodrën
më pas me Korcën, Vlorën e Elbasanin”.

Të fundit