Flash News

E-TJERA

Rritja e infektimeve nga Covid-19, sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve, a do ketë shtrëngim të masave?

Rritja e infektimeve nga Covid-19, sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve, a do

Shqipëria po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga Covid-19. Në javët e fundit është vënë re një ‘kërcim’ i kurbës së infektimeve, ku janë shënuar deri në 921 të infektuar me Covid-19.

Në një kohë kur shifrat i janë rikthyer trendit të një viti më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sot.

Nuk dihet ende nëse mbledhja e zhvilluar do të bëhet në kuadër të zgjerimit të masave antiCovid apo do të rikthejë masat e mëparshme siç ishin ora policore, kufizimi i aktiviteteve për baret e restorante deri te mbajtja e mësimeve vetëm online.

Kujtojmë se në Shqipëri vaksinimi ende nuk është bërë i detyrueshëm. Për të hyrë në bare e restorante apo edhe në kinema nuk nevojitet certifikatat e vaksinës dhe as testi negativ PCR për Covid-19. Masë në fuqi është mbajtja e maskave në ambientet mbyllura dhe ruajtja e higjienës.

 

 

Të fundit