Flash News

E-TJERA

Rritja e pagave, ekspertët skeptikë: S’është negociuar me biznesin, institucionet nuk funksionojnë

Rritja e pagave, ekspertët skeptikë: S’është negociuar

Kryeministri Edi Rama njoftoi një ditë më parë vendimin e qeverisë për të rritur pagat në disa kategori. Rama tha se qeveria synon që brenda një viti paga mesatare të arrijë në 900 euro.

Mirëpo, ekspertët e shohin me skepticizëm rritjen e shpeshtë të pagave. Ata pohojnë se rritja me 6 herë në dekadë, dy herë brenda vitit, vendos bizneset në pozita të vështira, në një kohë kur inflacioni është rritur ndjeshëm.

Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë, tha për VOA se rritja e pagës disa herë brenda viti tregon institucionet në Shqipëri nuk funskionojnë. Sejdarasi tha se Këshilli Kombëtar i Punës nuk ka bërë as detyrën themelore për të negociuar për pagën, e jo më studime e analiza.

“Kjo më bën të mendoj që institucionet nuk funksionojnë, që Këshilli Kombëtar i Punës është vetëm në letër, dhe nuk bën as detyrën themelore që ka për të negociuar sidomos pagën minimale, dhe pjesa tjetër është që nuk gjen asnjë studim, asnjë material dhe indicie, për të parë se çfarë ka ndodhur dhe cila është arsyeja që është rritur paga minimale”, u shpreh Sejdarasi.

Edhe Artan Gjergji, ekspert ekonomie, i qëndroi kritik vendimit të qeverisë. Gjergji tha se biznesi nuk duhet të shihet si “lopa që mjel qumësht”, por duhet parë si partner afatgjatë.

“Duhet të kuptojmë që biznesi punëson më mijëra njerëz dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Biznesi nuk duhet parë si ajo lopa që është për t’u mjelë, sa herë kemi nevojë për të mbushur hapësirat e buxhetit të shtetit, apo për të mbushur hapësirat e tjera të skemave të ndryshme, siç janë skemat e pensioneve, por duhet parë si partner afatgjatë”, tha Gjergji.

Të fundit