Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rritja e pagave mund t’i shërbejë më shumë shtimit të imigrimit sesa frenimit të emigrimit

Ka krijuar debat të natyrshëm njoftimi i Kryeministrit, në prag të hapjes së fushatës së zgjedhjeve vendore, për rritjen e pagës mesatare në sektorin publik deri në 900 euro, si një nga reformat më domethënëse të së gjithë qeverisjes së tij.
Rritja e pagave do të prekë menjëherë sektorët publikë në arsim në çdo nivel, në shëndetësi, si dhe në siguri.
Kjo rritje duket e mirëpritur nga arsimtarët dhe pedagogët, sepse pa shpërblyer dijen nuk mund të rritësh cilësinë e kapitalit njerëzor; mirëpritet nga mjekët dhe infermierët, pasi janë ata që kujdesen që ky kapital njerëzor të jetë i shëndetshëm dhe produktiv në potencialin e tij; si dhe padyshim siguria, sepse garanton moscenimin e së drejtës dhe sovranitetit kombëtar.
Kjo rritje nuk kontestohet edhe nga opozita, duke pretenduar që ishte propozim i tyre që me buxhetin e vitit 2023, por konteston kohën në të cilën prezantohet si një premtim me ndikim elektoral. Nga ana tjetër, inflacioni ende i lartë në Shqipëri, po gërryen fuqinë blerëse të konsumatorit dhe për pjesën më të madhe të shqiptarëve, pagat janë i vetmi burim të ardhurash.
Rritja e pagave për administratën publike do të realizohet deri në korrik 2024, dhe fatura e plotë financiare në një vit fiskal pritet të arrijë në rreth 39 miliardë lekë për vitin 2025, duke u shoqëruar edhe me rialokim fondesh në shpenzimet buxhetore, deklaron ministrja e Financave dhe Ekonomisë.
Fatura financiare duket e lartë, pasi do të jetë gati sa dhe balanca primare e vitit 2022, por jo e papërballueshme për buxhetin, të paktën me projeksionet aktuale.
Një borxh publik në rënie, rritja ekonomike më e lartë se pritshmëritë dhe zgjerimi i normës tatimore tek të ardhurat personale me anë të ligjit të ri, por mbi të gjitha, rritja e të ardhurave tatimore nga inflacioni, tregojnë se fatura mund edhe të përballohet pa goditje të mëdha në qëndrueshmërinë e financave publike.
Në mjedisin e brendshëm ekonomik, së bashku me rritjen e pazakontë të pagës minimale, e cila gjithmonë ka shërbyer pozitivisht në të ardhurat buxhetore, pritet që kjo reformë të ndikojë edhe në sektorin privat, dhe progresivisht të rrisë të gjithë strukturën e pagave në vend, një rritje nominale që mund të variojë në rreth 35-40% për dy vitet e ardhshëm.
Përse kjo reformë e menjëhershme, kur pagat u rritën vetëm pak kohë më parë?! Si mund të hartohet, trajtohet, konsultohet dhe zbatohet një reformë, në një periudhë kaq të shkurtër kohore?
Vetëm emigrimi dhe mungesa e forcës punëtore të kualifikuar është qëllimi i kësaj reforme? Cili mund të jetë ndikimi real i saj në përmirësimin e cilësisë së jetës?
Është një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë, por nuk është marrë publikisht mendimi i Bankës së Shqipërisë, se cili mund të jetë ndikimi i saj në arritjen e objektivit të inflacionit, pasi pagat dhe çmimet janë të lidhura ngushtësisht.
Edhe një herë të kujtojmë se inflacioni i periudhës 2022-2023 nuk duket një problem i madh për financat publike, përkundrazi, ka shërbyer në rritje të mjaftueshme të të ardhurave buxhetore!
Të bëjmë një analizë midis teorisë së ekonomisë së tregut të lirë dhe ngjarjeve ekonomike në vend, si dhe ndikimit të mundshëm të rritjes së pagave, përtej optimizmit dhe gëzimit momental, një këndvështrim ndoshta dhe subjektiv, por duhet hedhur si diskutim.
Ekonomia Shqiptare ka simptoma të një ekonomie drejt zhvillimit, një ekonomi me produktivet të ulët të punës, informalitet të lartë dhe rrjedhje të trurit.
Një ekonomi me diversifikim të ulët të eksporteve, dhe pse duhen njohur disa arritje kohët e fundit në produktet bujqësore dhe përvoja afatgjatë në fasoneri.
Po shfaqim gjithmonë e më shumë qëndrueshmëri afatgjatë në mallrat e importit, pasi jemi një ekonomi e vogël dhe kemi pak mundësi të mëdha zëvendësimi të importeve.
Ekonomia Shqiptare po ekspozohet pozitivisht ndaj fluksit në rritje të turizmit dhe rrjedhimisht të shërbimeve mbështetëse.
Ekonomia Shqiptare po përballet me mungesë të forcave të punës ku në vijimësi, dhomat e biznesit deklarojnë për mungesën e mijëra e mijëra të punësuarish.
Fakt i pakontestueshëm, nëse do të realizosh vlerë të shtuar duhet rritur fuqia punëtore, por Shqiptarët po largohen. Qeveria duhet të ndërmarrë politika për frenimin e këtij fenomeni! A është rritja e pagave ajo e duhura, cilat mund të jenë ndikimet e saj?
Teorikisht, në një ekonomi tregu funksionale dhe konkurruese, rritja e pagave vjen natyrshëm si rezultat i shtimit të produktivitetit.
Sinergjitë e krijuara në tregjet e lira nga ndërveprimi i aftësive menaxhuese, kapitalit njerëzor dhe risive teknologjike që nxisin produktivitetin dhe rrjedhimisht nxisin edhe paga më të larta.
Kjo do të ishte një ekonomi funksionale, në të kundërt, rritja nominale shoqërohet me rritje të kostove, rritje të çmimeve dhe rënie të fuqisë blerëse, duke mos ndryshuar termat realë në ekonomi. Më thjesht, fiton më shumë para, por shpenzon më shumë dhe shporta e shpenzimeve nuk zgjerohet!
Nëse tregjet shfaqin natyrë jokonkurruese, atëherë ka hapësira që puna të mos shpërblehet me vlerën e saj reale dhe “monopolizimi” i jep mundësinë sipërmarrësit të përfitojë më shumë.
Nuk është e gabuar të fitosh më shumë për një sipërmarrës kur rregullat formale respektohen, ky është dhe qëllimi i sipërmarrjes, në të kundërt duhet të flasim për një tjetër model ekonomik, jo atë të sipërmarrjes së lirë.
Dhe për të zgjidhur edhe këtë problem, Kryeministri del përpara biznesit dhe i jep leksione mbi “pjatën bosh”. U jep leksione për ekonominë atyre që përbëjnë, mendojnë dhe jetojnë në çdo moment me ekonominë, sipërmarrësve.
Nëse ka një rregull që ende nuk shkelet në ekonomi, “mos pengo sipërmarrjen e lirë” dhe jo “vendosni pagat më të larta”.
Kjo qasje duket sikur jemi në një situatë “ex-post”, ku deri tani kemi dështuar të vendosim rregulla të qarta në tregje, model të një lidershipi gjithëpërfshirës dhe jo egocentrik, nxitje dhe promovim të konkurrueshmërisë, dhe rrjedhimisht paga më të larta, dhe rrjedhimisht standarde jetese më të mira, dhe rrjedhimisht ndërtimin e një familje me vlera dhe prosperitet, dhe pse gjithmonë ka dikush që kërkon të jetojë në një botë ndryshe, por jo të gjithë!
E ndoshta, edhe rritja e pagave, në mungesë të faktorëve të tjerë përcaktues në rezultate, mund të mos frenojë largimin e shqiptarëve, por një gjë mund të bëjë, të nxisë rritjen e imigrantëve nga vendet me standarde më të ulëta se Shqipëria.
Në fakt, një imigrant krahason të ardhurat nominale në vendin që i realizon dhe çmimet në vendin e origjinës.
Ashtu siç bënin shumë Shqiptarë në emigrim gjatë viteve ‘90, ku 100 Marka ishin shumë për një familje Shqiptare, por asgjë për një të punësuar në Gjermani.
E ndoshta, nëse kjo logjikë vijon, atëherë rritja e pagave mund t’i shërbejë më shumë shtimit të imigrimit sesa frenimit të emigrimit në Shqipëri.
Kjo është një pjesë tjetër e analizës që duhet marrë në konsideratë, jo vetëm ekonomikisht, por dhe në aspektin social, kulturor dhe kombëtar.
Pasoja
E ndoshta, edhe rritja e pagave, në mungesë të faktorëve të tjerë përcaktues në rezultate, mund të mos frenojë largimin e shqiptarëve, por një gjë mund të bëjë, të nxisë rritjen e imigrantëve nga vendet me standarde më të ulëta se Shqipëria. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38