Flash News

E-TJERA

Rritja e pagave të deputetëve, Fuga replikë me Gjekmarkajn: Zyrtarët në burg paskan vjedhur në kushte mbijetese?!

Rritja e pagave të deputetëve, Fuga replikë me Gjekmarkajn:

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit të Ekonomisë për rritjen e pagave edhe të deputetëve dhe ministrave.

Ai tha se kjo rritje është e vonuar megjithëse ka nga ata që i duan deputetët hajdutë dhe pa dinjitet.

Mbi një deklaratë të tillë ka reaguar akademiku Artan Fuga. Në një status në Facebook, ai shkruan se kjo justifikon deputetët apo ish-deputetët që gjenden në burg për vjedhje, sepse paskan vjedhur në kushtet e mbijetesës.

“Uoooou,

nuk i besoj syve,

lexoj që rrogat për deputetët u rritkan, se ndryshe ata bëhen hajdutë!

Shif, shif,

Prandaj, ata deputetë ose ish deputetë që janë në burg për vjedhje dhe grabitje, qenkan pa faj, paskan vjedh në kushtet e nevojës për mbijetesë!

Sa keq, deputetë që nga rrogat e vogla, për punën e madhe, sidomos në terren, për përfaqësimin adekuat të vijës politike të tyre, si edhe për lidhje të ngushta me elektoratin, u shkon mendja menjëherë te hajdutlliku për të kryer sa më mirë detyrën”, shkruan Fuga.

 

Të fundit