Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rritja e pagës minimale, ekspertët: Biznesi s’është lopë që ta mjelim sa herë duhet mbushur buxheti

Në kuadër të një reforme në strukturën e pagave qeveria shqiptare ka rritur pagën minimale me rreth 18%, duke filluar që nga 1 prilli, me qëllim për të rritur konkurrencën dhe frenuar largimin e fuqisë punëtore nga vendi.
Megjithëse e mbështesin politikën për rritjen e pagave, ekspertët kanë ngritur shqetësime se ndryshimet e shpeshta të pagës minimale, 6 herë në një dekadë, dy herë vetëm vitin e kaluar, e vënë biznesin në pozita të vështira, në një kohë krize kur inflacioni është mbi 7%.
Ata nënvizojnë se kjo nisëm nuk është konsultuar me biznesin, Këshillin Kombëtar të Punës, dhe është e pastudiuar. Analistët gjithashtu mendojnë se edhe ndryshimet e njoftuara nga qeveria në hierarkinë e pagave në sektorin publik, pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve vendore, mund të ndikojnë në votën e qytetarëve.
Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi nismën e qeverisë për të reformuar sistemin e pagave në vend. Që prej 1 prillit paga minimale është rritur në 40 mijë lekë, ose afro 18%. Kjo nisëm së bashku me rritjen e njoftuar të pagave synojnë, sipas zyrtarëve, të rrisin konkurueshmërinë në ekonomi dhe të frenojnë largimet e burimeve njerëzore nga vendi. Me gjithë deklarimet e Kryeministrit Edi Rama se vendi i ka mundësitë për të realizuar një reformë të tillë, ekspertët mendojnë ndryshe, kur thonë se produktiviteti i ekonomisë shqiptare nuk mund ta justifikojë atë. Njohës të fushës së ekonomisë e mbështesin politikën për rritjen e pagave, por kur ajo bazohet mbi analiza të tregut të punës, dhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Në rastin e rritjes së pagës minimale, disa herë në pak kohë ata mendojnë se nuk pati studime dhe konsultime me Këshillin Kombëtar të Punës, punëdhënës dhe punëmarrës si dhe respektim të Konventës së organizatës Ndërkombëtare të Punës.
“Kjo më bën të mendoj që institucionet nuk funksionojnë, që Këshilli Kombëtar i Punës është vetëm në letër, dhe nuk bën as detyrën themelore që ka për të negociuar sidomos pagën minimale, dhe pjesa tjetër është që nuk gjen asnjë studim, asnjë material dhe indicie, për të parë se çfarë ka ndodhur dhe cila është arsyeja që është rritur paga minimale”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë.
Paga minimale në vend ka ndryshuar 6 herë në 10 vjet, 2 herë vetëm vitin e kaluar. Ekspertët thonë se ndryshimet e shpeshta bien ndesh me normat e vendosura në vendet e BE, sipas të cilave kjo pagë mund të ndryshojë 1 deri në 2 herë në 4 vite.
Rritje e pagës minimale do të thotë një barrë e re financiare ndaj biznesit, për pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit. Lëvizje të tilla të shpeshta dhe të pastudiuara, thonë njohës të fushës së ekonomisë, e vendosin biznesin në pozita të vështira për t’u përshtatur, në kushtet e një krize kur inflacioni është mbi 7%.
“ Duhet të kuptojmë që biznesi punëson më mijëra njerëz dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Biznesi nuk duhet parë si ajo lopa që është për t’u mjelë, sa herë kemi nevojë për të mbushur hapësirat e buxhetit të shtetit, apo për të mbushur hapësirat e tjera të skemave të ndryshme, siç janë skemat e pensioneve, por duhet parë si partner afatgjatë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë.
Ekspertët mendojnë se vendosja e një page mbi baza politike dhe jo ekonomike, i përcjell kostot tek konsumatori. Ata nxisin autoritetet të rrisin punësimin, të ulin informalitetin, të luftojnë korrupsionin dhe abuzimet me fondet publiket, me qëllim që të shëndoshin ekonominë mbi baza të sigurta.
“Informaliteti nxit korrupsionin, abuzimin dhe spekulimin. Të gjitha këto fenomene qeveria nuk i ka luftuar, pra nuk ka luftuar informalitetin, paranë informale që tashmë ka ndikuar dhe në kursin e këmbimit dhe kjo është diçka që duhet përmendur. Kjo para po ndikon në eksporte dhe remitanca. Kjo është ajo pjesa pastudiuar. Mbi të gjitha, ka një mungesë sinqeriteti për të kuptuar se cilat janë problemet reale”, tha për Zërin e Amerikës Eduart Gjokutaj, analist i Qendrës ekonomike dhe fiskale shqiptare, ALTAX .
Për më tepër ekspertët mendojnë se rritja e pagës minimale me 18 % shkon në të kundërt me politikën shtrënguese monetare të Bankës Qëndrore e cila ka rritur normën bazë të interesit, si një instrument për të ndikuar në uljen e inflacionit në vend. Në kohë krizash, qeveritë sipas tyre, bëjnë amortizim të inflacionit përmes indeksimit të pagave dhe pensioneve, ndërsa shtojnë se nisma të tilla të pastudiuara nuk ndikojnë as në frenimin e emigracionin.
“Po shohim thjesht një diskurs publik, politik në lidhje me nevojën imediate për rritjen e pagave që të mos na largohen njerëzit. Balancat e emigracionit, hyrjet, daljet, flukset e migracionit kanë problematika të tjera, kanë faktorë të tjerë prej të cilave ndikohen dhe nuk ndikohen nga një rritje kaq minimaliste siç është kjo e pagës minimale”- vijoi Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë.
Të punësuarit me pagë minimale, sipas INSTAT, zënë 21% në totalin e të punësuarve me pagë në vend. Rritja e pagës minimale, edhe për vetë shtetin, llogaritet të ketë sipas ekspertëve, një efektet prej 15 milionë euro në fondin e sigurimeve si kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ajo pritet të ndikojë në skemën e pensioneve, e cila në 3 dekadat e fundit nuk e plotëson kushtin që numri i kontriubuesve të jetë më i lartë se ai i përfituesve, por nuk është zgjidhja e problemit. Ekspertët shpjegojnë se pagat në sektorin privat rriten si rezultat i kërkesë- ofertës, siç dhe ka ndodhur së fundi.
“ Në vitin 2022, sektori privat i ka rritur me të paktën 18% pagat. I ka rritur vetë dhe jo me vendim qeverie. I ka rritur sepse niveli i burimeve njerëzore që kërkonin kompanitë dhe nevoja për të marrë burime të kualifikuara i detyruan të rrisin pagat, dhe vazhdon t’i detyrojë të rrisë pagat, sepse po të shikoni dhe fluksin e madh të lëvizjeve të punonjësve brenda dhe jashtë vendit, sigurisht është e nevojshme rritja e pagave”, vijoi Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë.
Paga mesatare në sektorin privat për vitin 2022, sipas INSTAT, ishte 58 mijë lekë krahasuar me 70 mijë në sektorin publik. Prej disa vitesh hendeku ka qenë 32%, por në vitin 2022 ai zbriti në 20%, që do të thotë se sektori privat ka reaguar, sipas studiuesve, ndaj mungesës së fuqisë punëtore duke rritur pagat. Që prej vitit 2019 pagat në këtë sektor janë rritur me 22 %, krahasuar me 11% në sektorin publik, që gjithashtu siç shprehen ata është një shenjë pozitive.
Zëri i Amerikës ju drejtua dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të marrë një vlerësim në lidhje me argumentet e ekspertëve por nuk mori përgjigje. Por përtej analizave ekonomike, analistët kanë ngritur shqetësimin se rritja e pagës minimale si dhe njoftimet e qeverisë për rritjen e pagës mesatare, po bëhen përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, dhe se këto mund të ndikojnë tek votuesit. Kodi zgjedhor e ndalon qeverinë të ndërmarrë nisma të tilla, vetëm para zgjedhjeve parlamentare.
“Kodi zgjedhor nuk e ndalon qeverisë, sepse çuditërisht ka vendosur kufizime vetëm për zgjedhjet politike, por nga ana etike dhe morale kuptohet kjo nuk shkon. Këto rritje pagash duke përfshirë dhe ato të lajmëruara nga qeveria në sektorin publik së fundi, kuptohet që kanë ndikim direkt në shijet e votuesve”, argumentoi Eduart Gjokutaj, analist i Qendrës ekonomike dhe fiskale shqiptare, ALTAX .
Autoritetet i kanë hedhur poshtë kritikat se rritja e pagës minimale dhe premtimi për rritjen e pagës mesatare, në 900 euro, po bëhen me qëllim për të ndikuar tek votuesit në zgjedhjet vendore të 14 majit, por ekspertët nuk shohin logjikë ekonomike në to. Ata mendojnë se një rritje e pastudiuar e pagave, në kushtet kur inflacioni është rreth 7% dhe parashikimet për vitin 2023 flasin për rritje ekonomike të ngadalësuar në 2.6%, mund të sjellë pasoja të rënda./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38