Flash News

E-TJERA

Rritja e pagës minimale, Konfidnustria thirrje qeverisë: T’i shmanget vendimeve populiste në prag zgjedhjesh

Rritja e pagës minimale, Konfidnustria thirrje qeverisë: T’i

Konfindustria ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të rritur më tej pagën miminale.

Në një reagim në faqen zyrtare, Konfidustria shkruan se bie dakord në parim me qeverinë, por procesi duhet t’i nënshtrohet politikave të mirëmenduara ekonomike dhe t’i shmanget vendimeve populiste në prag zgjedhjesh.

Sipas Konfidustrisë, rritja e pagës minimale nuk duhet të cenojë lirinë e tregut të lirë, por edhe ndërhyrjet et ky i fundit duhet të shoqërohen me masa financiare dhe ekonomike të plota.

“Konfindustria mbështet në parim shqetësimin e ekzekutivit për rritjen e pagës minimale në vend, por kërkon, që procesi ti nënshtrohet politikave të mirëmenduara ekonomike dhe ti shmanget me cdo kusht vendimeve populiste në prag zgjedhjesh.

Konfindustria, vlerëson, se rritja e pagave duhet ti nënshtrohet në thelb parimit të “produktivitetit”, pa cënuar rregullat e lirisë së funksionimit të “tregut të punës”. Ndërhyrjet në tregun e punës nga ekzekutivi për ndryshuar pagën minimale, duhet të shoqërohen me masa të kujdesshme të plota financiare dhe ekonomike mbështetëse për të shmangur problematikat për biznesin dhe krijimit të trysnive inflacioniste zinxhir me ndikim të drejtëpërdrejtë te mirëqënia e qytetarëve dhe vetë qëndrueshmëria makro-ekonomike të vendit”, shkruan Konfidnustria.

Po ashtu, Konfindustria shton se vendimi për rritjen e detyrueshme të pagës minimale me 17%, prek disa sektorë të brishtë siç janë fasonët e bujqësia.

“Konfindustria vlerëson, se vendimi i ekzekutivit për rritjen me 17% të pagës minimale nga 34 mijë lek/muaj në 40 mijë lek/muaj i detyrueshëm të zbatohet nga bizneset në 1 prill 2023 prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë disa sektorë ekonomikë të brishtë si fasonët, bujqësia, etj. Sektorët e mësipërm punësojnë mbi 100 mijë punonjës. Vetëm sektori fason punëson afër 70 mijë puntorë. Ndërkohë, në tërësi sektorët e ekonomisë dhe industrisë vendore e kanë tejkaluar me kohë nivelin e pagës minimale prej 40 mijë lek/muaj.

Konfindustria, mbështetur në të dhënat e ardhura nga bizneset dhe industritë e prekura, kryesisht eksportuese, vlerëson, se vendimi i fundit i ekzekutivit krijon problematika serioze. Së pari, preken drejtëpërdrejt kontrata ligjore punësimi të lidhura dhe që janë në vazhdim. Ndryshimi i menjëhershëm i kontratave të punës krijon rritje kostosh të paparishikuara, që cënojnë drejtëpërdrejtë planet tërësore të fisibilitetit të bizneseve. Së dyti, marrja përsipër nga ana e qeverisë për kompesimin financiar vetëm për rritjen e vlerës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është e pamjaftueshme. Së treti, nga kompesimi i mësipërm përfitojnë vetëm një numër i kufizuar sektorësh dhe jo të gjithë bizneset, që preken nga rritja e pagës minimale.

Duke patur parasysh edhe goditjet e forta, që i jepën sidomos sektorëve industrialë të mësipërm nga mbicmimi i Lek-ut, rritja krahësimore e kostove të lëndëve të para të importit, kostove të energjisë, karburanteve, kreditimit, etj., që ulin ndjeshëm fuqinë konkuruese të prodhimeve shqiptare, pasojat, në mungesë të marrjes së masave të plota profesionale  mbështetëse shtetërore, mund të jenë të rënda në vazhdimësi.

Bizneset e sektorëve të prekur mund të falimentojnë ose do të jenë të detyruar të zhvendosin prodhimin në shtete të tjera. Dukuria e zhvendosjes jashtë vendit e fabrikave është më e mundshme sidomos në sektorin e manifakturës”, vjion më tej Konfidnustria.

Të fundit