Flash News

E-TJERA

Rritja e pensioneve, drejtori i ISSH-së sqaron procedurën

Rritja e pensioneve, drejtori i ISSH-së sqaron procedurën

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka folur lidhur me rritjen e pensioneve. Ai ishte i pranishën në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku sqaroi se si do të bëhet rritja e pensioneve.

Hado tha se pensioni nuk do të indeksohet me inflacionin e përgjithshëm, por me inflacionin e një shporte produktesh dhe shërbimesh që janë të përdorshme gjerësisht nga të moshuarit.

Ai ta se gjatë viteve të fundit indeksi për pensionistët ka qenë më i lartë se inflacioni i përgjithshëm, duke theksuar se nëse rritet çmimi i energjisë dhe i bukës, rritet dhe indeksi për pensionistët.

“Dua t’i kthej përgjigje pyetjes për sa i përket parashikimit në buxhetin e 2022-shit për indeksimin e pensioneve. Në ligj është e përcaktuar qartë që pensionet e caktuara dhe që paguhen janë vetëm subjekt i indeksimit.

Ajo që është bërë është që është përcaktuar një indeks i veçantë për pensionistët dhe nuk indeksohen me inflacionin e përgjithshëm, por indeksohen me inflacionin e një shporte të caktuar mallrash dhe shërbimesh që janë gjerësisht të përdorshme nga pensionistët.

Gjatë të gjitha viteve të fundit indeksi i veçantë për pensionistët ka qenë më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Që do të thotë që nëse rritet çmimi i energjisë dhe i bukës, rritet dhe indeksi i inflacionit për pensionistët. Në rast se do të ketë një shtim të inflacionit këto muajt e fundit, sigurisht do të reflektohet në indeksin që do të prodhohet nga INSTAT-i”, tha Hado.

Të fundit