Flash News

E-TJERA

Rritja e rasteve me covid-19, cilat janë tri vatrat më të “nxehta” në Tiranë

Rritja e rasteve me covid-19, cilat janë tri vatrat më të

Ditët e fundit është vënë re një tendencë në rritje të numrit të infektimeve të covid-19. Tirana vazhdon të kryesojë ndër vendet me numrin më të lartë të rasteve.

Nisur nga ky fenomen, dje janë shtuar edhe 10 grupe të reja të ekipeve të epidemiologëve për gjurmimin, hetimin dhe testimin në Tiranë, zonë që ka peshën kryesore të vatrave aktive në vend.

Ekspertët e shëndetit publik u shprehën se rritja e testimeve po ndodh si rezultat i gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik.

“Testimi vjen pasi ne bëjmë hetimin. Pra nuk është se ne kemi shtuar testimet se duhet të shtojmë testimet. Kemi shtuar testimet sepse në terren ka më shumë vatra dhe është kërkuar nga  popullata, nga kushtet ku jemi, për shtuar këtë testim”, tha dr. Adela Vasili, eksperte e shëndetit publik.

Epidemiologët e Tiranës u shprehën se puna në terren është rritur, sidomos në institucionet arsimore dhe vatrat kryesore janë të përqendruara në zonat me densitetin më të lartë. Ata u shprehën se bonusin prej 1 mijë euro po vijojnë ta marrin çdo muaj.

“Në fokusin tonë kryesor kemi kryesisht shkollat dhe për t’u lidhur dhe me vatrat e nxehta që kemi në kryeqytet, kryesisht Astirin, ish-Bllokun, Kombinatin, etj”, u shpreh epidemiologu Rexhep Muja.  

Të fundit