Flash News

E-TJERA

Rritja e rrogës mesatare, eksperti: Nuk vendos Rama me shkop magjik, duhen studime

Rritja e rrogës mesatare, eksperti: Nuk vendos Rama me shkop magjik, duhen

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për rritjen e pagës mesatare në vend.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Xhepa u shpreh se një hap i tillë hidhet vetëm pasi kryhet një studim nga ekspertët, pasi një masë e tillë sjell implikime për bizneset dhe financat publike.

Ai ka deklaruar se një vendim i tillë do të vendosë përballë një presioni të madh sektorin privat, i cili sipas tij nuk dihet nëse i ka mundësitë për një rritje të tillë.

Rritja e pagës minimale nuk mund të bëhet me shkopin magjik as të kryeministrit as të askujt sado i gjatë të jetë ai. Këtë e  vendosin studimet, ekspertët, sepse kjo ka implikime për të gjithë, për biznesin dhe financat publike”, tha ai.


 

 

 

 

 

Të fundit