Flash News

E-TJERA

Rritja e tensioneve me Rusinë, ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Largohuni sa më parë nga Ukraina!

Rritja e tensioneve me Rusinë, ministria e Jashtme thirrje

Ministria për Evropen dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje shqiptarëve që ndodhen aktualisht në Ukrainë që të largohen sa më parë, nisur nga tensionet e përshkallëzuara dhe frika e pushtimit rus të Ukrainës.

Ministria apelon shqiptarët gjithashtu që të shmangin edhe udhëtimet drejt Ukrainës.

 “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose

në adresat e emailit: [email protected]; [email protected]; [email protected]”, njofton ministria e Punëve të Jashtme.

Dje, Presidenti Republikës, Ilir Meta u takua me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

Gjatë takimit u nda shqetësimi i përbashkët me të gjithë partnerët e NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Të fundit