Flash News

E-TJERA

Rritja ekonomike në Shqipëri ngadalësohet me 7% për tremujorin e tretë të 2021

Rritja ekonomike në Shqipëri ngadalësohet me 7% për

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Shqipërisë u rrit me 6,99% vjetore në tremujorin e tretë të 2021, pasi u rrit me 17,89% nga viti në vit në tremujorin e mëparshëm, tha të enjten zyra e statistikave të vendit.

Sipas SeeNews, në bazë të krahasimit tremujor, ekonomia e Shqipërisë u zgjerua me 0.73% në periudhën korrik-shtator 2021, tha në një raport tremujor zyra e statistikave, INSTAT.

Sektorët që kontribuan më së shumti në rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e tretë të 2021 ishin tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore, industria, energjia elektrike dhe uji, si dhe administrata publike, arsimi dhe shëndetësia.

Në vitin 2020, PBB-ja e Shqipërisë ra me rreth 3,31% për shkak të pandemisë Covid-19, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga INSTAT në fillim të këtij viti.

Të fundit