Flash News

E-TJERA

“Rritja ekonomike sot është 7.2%”, Kadia debat me deputetin e PD: Nuk merr vesh se s’lexon

“Rritja ekonomike sot është 7.2%”, Kadia debat me

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka debatuar me zv.ministrin e Financave, Besart Kadia, pasi u shpreh se qeveria nuk ndihmoi bizneset gjatë periudhës së pandemisë.

Të ftuar në studion e “Bardh a Zi” në ABC, Kadia tha se rritja ekonomike sot është 7.2%, cituar nga raporti i FMN, por kjo deklaratë është kundërshtuar me debate nga deputeti i PD.

Pjesë nga debati:

Arbi Agalliu: Biznesi i kolegut këtu nuk ka marrë nga qeveria një cent

Besart Kadia: Një shifër. Më vjen keq më thuaj një shifër

Arbi Agalliu: Po të them fakte.

Besart Kadia: Nuk janë fakte por perceptime. Rritja ekonomike sot është 7.2%, e thotë raporti i FMN

Arbi Agalliu: Jeni në terezi ju. Ne nuk marrkemi vesh.

Besart Kadia: Patjetër që nuk merr vesh sepse nuk lexon…Sistemi bankar e njeh mirë besoj. Kreditë e këqija që janë ulur.

Arbi Agalliu: Po do të thuash arsyen. Sepse bizneset  nuk shkuan të merrnin as kredi

Besart Kadia: Kanë rënë kreditë e këqija, çfarë po thua o Arbi

Të fundit