Flash News

E-TJERA

Rritje alarmante e nivelit të Vjosës, përmbytje në Fier, Memaliaj dhe Vlorë

Rritje alarmante e nivelit të Vjosës, përmbytje në Fier,

Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rritje të konsiderueshme, duke iu afruar pikës së kuqe të rrezikut. Në disa segmente, niveli i ujit ka kaluar 9 metra, çka ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe dëmtime në banesa në zona të ndryshme.

Situata paraqitet problematike edhe në Memaliaj, ku niveli i lumit ka arritur rreth 7.5 metra mbi nivelin e detit, duke dëshmuar sasi të larta prurjesh. Si pasojë, njësia hidrometrike është mbuluar nga uji, ndërsa raportohet se rreth 100 hektarë tokë janë përmbytur dhe 14 banesa janë prekur.

Prania e ujit është evidentuar edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, në Njësinë Administrative Frakull, që shërben për furnizimin me ujë të qytetit të Fierit, duke ngritur shqetësime për funksionimin normal të tij.

Reshjet intensive të shiut, që vijojnë prej disa ditësh, kanë përkeqësuar situatën, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimet në zonat e rrezikuara.

Të fundit