Flash News

E-TJERA

‘Rritje e numrit të vizitorëve”, Tare: Shqipëria ‘thithi’ turizmin e varfër, këtë vit ndikoi hyrja ‘free covid’

‘Rritje e numrit të vizitorëve”, Tare: Shqipëria

Studiuesi Auron Tare ka ngritur shqetësimin se këtë sezon veror u konstatua një numër i madh vizitorësh, por Shqipëria pati një turizëm të varfër.

I ftuar në ‘Open’, Tare thotë se në vendin tonë erdhën turistë që nuk sjellin të ardhura, ndërsa në masivitet ndikoi edhe situata postcovid ku Shqipëria nuk kërkonte teste dhe certifikata covid.

“Po thithim një turizëm të varfër, nuk shpenzon të ardhura në vendin ku qëndron. Në pjesën vizuale ka shumë lëvizje por nga ana e shpenzimit, të gjithë ankohen se është turizëm pa lekë.

Kanë humbur turet kulturore se ai që vjen është turist i lirë. Postcovidi është shkak edhe nga fakti që vendi ynë pranoi turistë pa teste. Problemi është se ne nuk kemi drejtim ku do shkojmë dhe nuk kuptojmë se sjell dëmtim në natyrë dhe kulturë.  Sot ka turizëm masiv, por nuk ka turizëm elitar”, tha Tare.

Të fundit